Përurohet “Oborri Hudson”, kushtoi 25 mld $

157

  

“Më herët turistët vinin në Nju Jork për të vizituar kullën Rokfeler, apo Manhatanin, tashmë ajo çka do t’i sjellë këtu do të jetë “Hudson Yard”. Ishte kjo fjalia publicitare, që krijuesit e këtij mega-projekti kishin zgjedhur për të përuruar “Oborrin Hudson”.

Një qytet brenda qyteti e kanë cilësuar mediat amerikane, oborrin madhështor me një sipërfaqe prej 28 hektarësh.

Ndërtuesi i veprës më të madhe, më të shtrenjtë e njëherësh më të përfolur të historisë moderne të SHBA-ve, është miliarderi 78-vjeçar Stephen Ross. Për projektin e nisur në vitin 2012, ai ka shpenzuar plot 25 miliardë dollarë.

Fytyra identifikuese e bllokut të grataçelave është ky instalacion arti i vendosur në ballë të tij. I pagëzuar me emrin Anija, ai ka kushtuar 200 milionë dollarë dhe ka 154 shkallë lëvizëse.

Tv Klan