Përveç Facebook-ut edhe Instagram e Whatsapp me probleme teknike

112

Përdoruesit e këtyre rrjeteve ende nuk kanë qasje në llogaritë e tyre

Përdoruesit e këtyre rrjeteve ende nuk kanë qasje në llogaritë e tyre

Përveç rrjetit social, Facebook-ut me probleme teknike po ballafaqohet edhe rrjeti social, Instagram, i cili është pjesë e Facebook. Këto probleme kanë filluar rreth orës 17:00 dhe janë duke vazhduar ende.

Problemet erdhën në të njëjtën kohë kur kompania mëmë, Facebook po goditet gjithashtu nga probleme teknike. WhatsApp, aplikacioni tjetër i madh i kompanisë, duket se ende punon.

Njerëzit raportuan se nuk ishin në gjendje të identifikoheshin ose të futeshin në aplikacion.

“Gabim. Na vjen keq, por diçka nuk shkon mirë, provo përsëri,” ishin disa nga përgjigjet që iu paraqiten lexuesve në faqet e Instagramit dhe Facebook-ut.

Raportet e ndërprerjeve ishin kryesisht të përqendruara në Britani të Madhe, në pjesën tjetër të Evropës dhe SHBA-në lindore, sipas detektorit të rënies së faqeve, “Down Down”.

Por, kjo mund të jetë thjesht për shkak se zonat kohore nënkuptojnë se shumica e pjesës tjetër të botës është në gjumë./21Media