“Po më ngrin qumështi i gjirit”

114

 

Një grua nga Rusia ka çuditur të pranishmit në një pistë akulli ku u shfaq duke bërë patinazh në kostum plazhi.

Shfaqja e pazakontë u filmua në rrethinat me dëborë të Dzerzhinskit në Rusinë Perëndimore. Pavarësisht temperaturave tepër të ulëta jashtë, ajo shfaqet vetëm me një kostum të zi dhe një palë doreza të bardha leshi.

“Në rregull, është koha të iki tani. Përndryshe do të më ngrijë qumështi i gjirit. Jam një nënë që ushqej fëmijën më gji nëse nuk e dini”, dëgjohet tek thotë rusja në video sipas “RT”.

Më pas gruaja tha për gazetarët se ndodhej aty për të shkrepur disa foto me një shok. Ajo tha se i ishin dashur vite ta mësonte trupin e saj me motin e ftohtë duke ecur zbathur në dëborë, ose duke u larë në ujë të akullt.

Veprimet e nënës së re sollën reagime të ndryshme në median sociale. Shumë e akuzuan si nënë të papërgjegjshme, ndërsa të tjerë vlerësuan guximin e saj. Kishte edhe nga ata që thoshin se gruaja është e gatshme të bëjë gjithçka për disa pëlqime më tepër në rrjetet sociale dhe se ajo e ka bërë këtë për të reklamuar veten. /tvklan.al