Home Lajme Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në një bunar në Vushtrri

Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në një bunar në Vushtrri

0
Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në një bunar në Vushtrri

 

Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Begaj të Vushtrrisë. Bëhet fjalë për trupin e 40 vjeçarit, Musli Krasniqit, i cili ishte raportuar i zhdukur para gjashtë ditëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

  
  

Zahiti ka thënë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, derisa ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Po është gjetë pa shenja jete një 40 vjeçar, i cili ishte raportuar para 6 dite si i zhdukur, viktima është gjetë pa shenja jete në një bunarë. Rasti është inicuar ” vdekje e dyshimtë, trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjekonligjore” ka thënë Zahiti.

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara. /Express

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Policia jep detaje për trupin e pajetë që u gjet në një bunar në Vushtrri”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...