Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Dua Lipës në Grammy

119

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke fituar dy çmime në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards.

Lipa u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit “dance”, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

  

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saj në Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti në Twitter.