Presidenti Thaçi nuk u “ndahet” odave

101

Presidenti Hashim Thaçi, kohëve të fundit, ka vendosur që të kalojë nga pak kohën nëpër odat e Drenicës.

Presidenti, ka bërë të ditur përmes një postimi nëpër rrjete sociale, se sonte është duke qëndruar në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës.

Thaçi, ka thënë se ndihet krenar për heroizmin e familjes Loshi. /Lajmi.net/