Profesoresha e Universitetit të Shkupit tallet me tragjedinë

134

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, është tallur me tragjedinë e djeshme në Maqedoni, e që deri tani u regjistruan 14 viktima.

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, e njohur me antishqiptarizimin e saj, është tallur me tragjedinë e djeshme që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë.

Një autobus i agjencisë turistike “Durmo Turs” u rrokullis ndërsa të vdekur përfunduan 14 udhëtarë dhe 5 të tjerë janë të lënduar rëndë, në mesin e të cilëve edhe një shtatëzëne, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar kështu në luftën e vitit 2001, kur në këtë pjesë ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga pjesëtarët e UÇK-së.