Home Lajme Prokurorja Imeraj “ngrin” shembjen e ndërtesave, bashkia 48 orë afat për të raportuar dëmet

Prokurorja Imeraj “ngrin” shembjen e ndërtesave, bashkia 48 orë afat për të raportuar dëmet

0
Prokurorja Imeraj  “ngrin” shembjen e ndërtesave, bashkia 48 orë afat për të raportuar dëmet

Një ditë pasi prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet prej disa ditësh lidhur me ndërtesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit të fortë që goditi vendin të martën e shkuar, organi i akuzës i është drejtuar me një shkresë të dytë brenda pak ditësh bashkisë së Tiranës ku i kërkon listën e plotë të banesave të prekura nga tërmeti dhe në të cilat janë konstatuar dëmtime.

RTV Ora i disponon të dy kërkesat, e para mban datën 27 nëntor dhe e dyta 2 dhjetor.

Prokuroria porosit bashkinë dhe policinë që të mos kryejnë asnjë veprim pa praninë e prokurorëve.

“Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në fuksion të procesit penal kërkojmë.

1- Listën e plotë të ndërtimeve (banesave) të evidentuara nga ana juaj si të prekur nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime

2- Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve.

3- Dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti”.

Hetimi nga Prokuroria e Tiranës ka nisur që më 27 nëntor dhe deri më tani sipas burimeve në organin e akuzës nuk ka mbërritur asnjë informacion.

Në kërkesën e dytë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj i ka lënë afat bashkisë deri më 5 dhjetor që të depozitojë të gjithë informacionin mbi këto ndërtesa.

Loading...