“Prova 100% që alienët po fshihen në Hënë, e NASA po i fsheh provat”

149

 
 Gjuetarët e alienëve besojnë se kanë parë një objekt të pa identifikuar duke u larguar nga sipërfaqja e Hënës, të cilën po e konsiderojnë se është provë 100% që jashtëtokësorët po e përdorin satelitin natyral të Tokës si një bazë të tyren. 

  

 

 

Ideja është promovuar nga teoricienët konspiracionist, bazë e të cilës qëndron pohimi se alienët po përdorin hënën si një qendër për të monitoruar Tokën, transmeton lajmi.net.

Scott Waring, një teoricien konspiracionist, ka ndarë fotografinë dy vite më parë. Por, ai thotë që NASA e ka fshirë qëllimisht atë. Ai beson që ekzistojnë se jashtëtokësorët po jetojnë në satelitin tonë natyral, dhe NASA po e mban të fshehtë atë.

“Fakti që NASA e ka fshirë fotografinë vërteton ekzistencën e UFO-ve, por gjithashtu tregon 100% se hëna është një stacion hapësinor alien”, sipas Waring. /Lajmi.net/