Home Lajme Pse njerëzit në Kosovë po ia marrin jetën vetes?

Pse njerëzit në Kosovë po ia marrin jetën vetes?

0
Pse njerëzit në Kosovë po ia marrin jetën vetes?

 

Një vend vogël, siç është Kosova, si dhe me kaq informacione të përditshme për zhdukjen e njerëzve, është për t’u habitur, shkruan “Kosovarja”.

S’ka ditë që nuk humbë dikush! S’ka ditë që nuk zhduket dikush!

  
  

Rasti i njeriut nga Vushtrria, e që u gjet në bunarin jo larg shtëpisë, flet se në Kosovë është duke ndodhur diçka që duhet t’i gjendet ilaçi…

Ka, gjithashtu, shumë raste të njerëzve që ia marrin jetën vetes, siç është rasti me qytetarin nga Klina, i cili i doli përpara trenit!

Më së shumti që largohen nga shtëpitë janë vajzat e reja. Por, ka edhe djem, të cilët raportohen nga familja si të zhdukur.

Ekziston frika se ndër problemet më të theksuara që e shtyn një person të merr vendim kundër jetës së vet, është ana sociale.

Kosova ka edhe dhjetëra pjesëtarë të UÇK-së që ia kanë marrë jetën vetes në mënyra të ndryshme. Dhe, të gjitha analizat e versionet, qojnë te ideja e një jete të vështirë sociale në këtë kohë lirie…

Në këtë pikëpamje, shteti është fajtori numër një që pak është interesuar, për të mos thënë fare, për standardin e qytetarëve, e që i ka mbuluar skamja.

Dhe, njerëzit, të lodhur nga skamja, në momentin kur nuk shohin dritë as në fund të tunelit, e lënë një letër dhe ia marrin jetën vetes…

Letrat, gjithsesi, i lënë për të treguar arsyen pse ia morën jetën vetes dhe për ta minimizuar mundësinë që organet ta akuzojnë dikë…

Pra, çdo ditë e më shumë po ndodhin raste të tilla tronditëse, e që shteti, nëpërmjet organeve adekuate, duhet t’i analizojë me kujdes të gjitha rrethanat pse njerëzit në Kosovë po i marrin jetën vetes… Safet Krivaça /Kosovarja/

 

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Pse njerëzit në Kosovë po ia marrin jetën vetes?”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...