Publikon foton me bashkëshortin, Emina Çunmulajn e vërshojnë komentet: “E ke baba? E bukura dhe bisha”

113

Një fotografi e publikuar nga pushimet në Aspen të Kolorados në SHBA, doli të jetë mollë sherri
në mes modeles Emina Çunmulaj dhe ndjekësve në Instagram.

Modelja e njohur ka marrë ca komente negative për bashkëshortin të cilave nuk ka hezituar t’iu bëjë replikë.

                        View this post on Instagram                                     

Black Diamond ♥️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Njëra nga komentueset, ka shkruar me ironi se nuk e di nëse po sheh në fotografi një çift pra burrë dhe
grua, apo një baba me vajzën e tij në këtë imazh.

“E ti këtë në foton tënde çfarë e ke, gjysh?”, ka qenë replika e modeles karshi saj.

Ndërsa më pas, edhe një tjetër komentues ka shkruar në profilin e saj kështu: “Ka ndryshuar përralla,
është e bukura dhe pasaniku”.

E këtij Emina i përgjigjet: “Pate me dashtë me qenë me të bukurën dhe me qenë pasanik, po s’mundesh. Shko e largoju muhabetit të grave të këqija dhe gjej ndonjë punë se i thave kafenetë e lagjes duke pi nga një kafe gjithë ditën e gjatë”. /Prive.al