Home Kuriozitete Punëtori më i vjetër në McDonald’s mbush 92 vjet, s’e ka në plan pensionimin

Punëtori më i vjetër në McDonald’s mbush 92 vjet, s’e ka në plan pensionimin

0
Punëtori më i vjetër në McDonald’s mbush 92 vjet, s’e ka në plan pensionimin

Ky njeri është vërtetë i përkushtuar në punën e tij.

Një punëtor i një McDonald’s së fundmi festoi ditëlindjen e 92-të. Jo vetëm që ai ka punuar në këtë restorant të ushqimeve të shpejta për më shumë se dy dekada, por ai gjithashtu mund të thotë tani se është njëri nga punonjësit më të vjetër aty.

Madje, Ike Baker nuk e ka në plan të dalë në pension, raporton WTVC. Në fakt, ai tha për gazetën se shpreson të punojë në këtë restorant për të paktën edhe 10 vjet të tjera.

Detyrat e Baker përfshijnë përshëndetjen e klientëve dhe sigurimin që ata kanë gjithçka që iu nevojitet.

Ai ka 21 vjet që punon aty.

McDonald’s nuk e ka konfirmuar nëse Baker është punëtori më i vjetër që punon aktualisht në këtë kompani, transmeton Klan Kosova.

 

Loading...