Home Kuzhina Pure patatesh me spinaq, e veçantë në shije dhe përbërës

Pure patatesh me spinaq, e veçantë në shije dhe përbërës

0
Pure patatesh me spinaq, e veçantë në shije dhe përbërës

Ka pafund mënyra se si ta përgatisni purenë e patateve dhe kjo është një prej tyre. E veçantë në shije dhe në përbërës.

Hidhni patatet në një tenxhere me ujë të kripur dhe vendosini në zjarr. Ziejini për 20 deri në 30 minuta.

Ndërkohë, kombinoni në një tigan ajkën, gjalpin, pak kripë dhe piper të zi. Ziejini për pak minuta .

Kulloni patatet dhe lërini të ftohen. Qërojini dhe bëjini pure.

Hidhni në tiganin me salcë spinaqin e copëtuar.

Shtoni edhe purenë dhe përziejini mirë.
Shërbejini menjëherë.