Home Lajme Qeveria nis punën me një minutë heshtje

Qeveria nis punën me një minutë heshtje

0
Qeveria nis punën me një minutë heshtje

Qeveria e Kosovës sot ka nisur ditën me një minutë heshtje.

Kryeministri, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë filluar punën me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në Maqedoni, përcjell lajmi.net.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar Haradinaj.

Në këtë aksident mbrëmë humbën jetën 14 persona. /Lajmi.net/