Home Lajme Rama sërish paralajmëron ndërtuesit: Mos e gënjeni veten se do t’ia hidhni pa u lagur

Rama sërish paralajmëron ndërtuesit: Mos e gënjeni veten se do t’ia hidhni pa u lagur

0
Rama sërish paralajmëron ndërtuesit: Mos e gënjeni veten se do t’ia hidhni pa u lagur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që drejton, i ka paralajmëruar sërish të gjithë ndërtuesit që të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe të mos mendojnë se do t’ia hedhin pa u lagur.

Ai tha se ka pranuar mesazhe nga disa prej tyre se nuk mund të ndihmojnë asgjë pasi janë të falimentuar, por kryeministri shtoi se kjo nuk i arsyeton. Rama tha se ndërtuesit të shesin marrin kredi apo të shesin shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i dalin ballë përgjegjësisë.

“I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj-lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja”, tha Rama.

Ai uroi që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse.

Rama përsëriti se të gjitha shtëpitë do të rregullohen, ndërsa ka kërkuar që Tirana dhe Durrësi të dekorohen dhe ndriçohen për festat e fundvitit, bile më bukur se viteve të kaluara.

Loading...