Home Lajme Ramush Haradinaj paralajmëron hyrjen në qeverinë e re

Ramush Haradinaj paralajmëron hyrjen në qeverinë e re

0
Ramush Haradinaj paralajmëron hyrjen në qeverinë e re

 

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në mënyrë indirekte ka paralajmëruar përfshirjen në qeverinë e re.

Megjithëse partia me të cilën AAK-ja është në koalicion PSD, është renditur e katërta për nga rezultati i votave të njerrura nga KQZ, Haradinaj sot ka thënë se do të angazhohen në disa tema konkrete, të cilat siaps tij janë në interes të shteti.

  
  

Politika e jashtme, dialogu me Serbinë, ekonomia, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe arsimi, janë disa prej temave me të cilat Haradinaj, thotë se do të angazhohen, pa dhënë detaje tjera.

Reagim i tij i plotë:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA

• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB

• Statusi i kandidatit për BE

• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizaveDialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë

• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje

• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së KosovësPolitikat ekonomike.

Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %

• Rritje dhe stabilitet buxhetor

• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal

• Kosova e Re, investimi i Contour Global

• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare

• Shtimi i subvencioneve në bujqësi

• Pagat 10% rritje çdo vit

• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë KosovënSundimi i Ligjit dhe Siguri. Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor

• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policëInfrastrukturë dhe zhvillim rajonal• Ligji për Mitrovicën

• Rruga Deçan – Plavë

• Rruga Prizren – Tetovë

• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit

• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen

• Autostrada e DukagjinitArsim dhe Politika sociale• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual

• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve

• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore

• Rregullimi i pensioneve me ligjNdryshe, është thënë se LVV-ja si parti e parë në këto zgjedhje, bazuar në rezultatin preliminar të KQZ-së mund të bëjë koalicion me AAK-në për formimin e qeverisë.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Ramush Haradinaj paralajmëron hyrjen në qeverinë e re”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...