Home Fun Rast i rrallë!

Rast i rrallë!

0
Rast i rrallë!

Rast i rrallë!

Rast i rrallë!

Po bëhet gati një vit prej kur Ja’bari Gray erdhi në këtë botë pa lëkurë pothuajse në pjesët më të mëdha të trupit të tij. Ai përfundimisht po shkon në shtëpi.

Foshnja u shërua me ndihmën e grafteve (shartimit të lëkurës) dhe do të lirohet nga spitali i fëmijëve në Teksas, më 27 tetor.

Nëna e tij, Priscilla Maldonado, më në fund arriti të shijonte çaste të bukura me djalin dhe t’i bënte gjërat që të gjitha nënat i bëjnë me fëmijët, ta përfaqonte dhe puthte djalin e saj.

“Është e mrekullueshme. Nuk mund ta përshkruajë”, tha ajo, gjersa po e mbante djalin e saj në spital, transmeton rtv21.tv

Që nga lindja foshnja ishte në kujdes neonatal intensiv. Mjekët kishin dyshime të mëdha nëse foshnja do të shpëtonte, sepse kur u lind ai kishte vetëm 1 kilogram, ndërsa tani ka mbi 8 kilogramë.

Ja’bari u lind më 1 janar të këtij viti, në San Antonio në Teksas me operacion cezarian në javën e 37-të.

Maldonado, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, kujton se ai ishte jashtëzakonisht i qetë gjatë lindjes dhe as nuk qau kur u lind.

Kur e pa djalin, Ja’bari ishte i mbuluar me fustane për ta mbajtur trupin e tij të mbrojtur dhe të hidratuar. Ai kishte lëkurë në kokë, fytyrë dhe pjesë të këmbëve, por në shumë vende të tjera të trupit i mungonte lëkura, përfshirë në gjoks, shpinë, shpatulla dhe krahë.

Ai u vendos në spitalin e fëmijëve nga prilli i këtij viti. Në maj, në trupin e tij u aplikuan grafte. Pjesët e lëkurës u rritën nga një kompani biofarmaceutike në Masaçusets. Qelizat nga një biopsi e lëkurës pas veshit të fëmijës u dërguan në kompani dhe më pas u rritën në një laborator. Mjekët më pas i mbuluan qafën, kraharorin, shpinën dhe krahun e djathtë me grafte.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe Ja’bari tani është 100% i mbuluar me lëkurë”, tha Maldonado.

Qe një muaj ai nuk ka përdorur ilaçe për dhimbje dhe tubi i tij i frymëmarrjes është hequr tre javë më parë.

Gjendja e foshnjës quhet ‘aplasia cutis’, një term që përshkruan thjesht mungesën e lëkurës, por mjekët ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi atë./21Media

Loading...