Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka reaguar pas ish-komandanti Rrustem Mustafa ka thënë se “Si ka mundësi që ndërsa paga minimale rritet, veteranët e UÇK-së vazhdojnë të mbeten të përjashtuar nga kjo e drejtë?”.
Në postimin e saj, Matoshi citon një koment që i kujton se përjashtimi ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së (2014-2017), ku, sipas saj, neni 18 i ligjit që lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale ishte fshirë. Sipas komentuesit, ndryshimi ishte bërë pas një paralajmërimi nga FMN-ja, që kishte kërcënuar me falimentim të shtetit nëse nuk korrigjohej situata.
Matoshi ka theksuar se situata e tillë nuk mund të përsëritet dhe shprehet e sigurtë se me kryeministrin aktual, Albin Kurti, veteranët nuk do të përjashtohen nga përfitimet. “Lehtë është me ju çmontu, por me Albinin s’ka shanca me ndodhë,” shkruan ajo.
Postimi i plotë:
E pash ni status te ni komandanti qe ish anku pse jane perjashtu veteranet nga paga minimale.
Thira veta, se tu e dite qe tash vlon propaganda.
Pergjigja:
E dashur Adriana,
Perjashtimi i veteranve nga paga minimale ka ndodh kur PDK ka qeveris bashke me LDK (2014-2017). Pra keta vet e kishin fshi nenin 18 te ligjit qe e lidh pensionin e veteranit me pagen minimale.
E pse e kane bo, i veta?
Thane se kur e ka pa FMN-ja qe ia kane nis me mush me mijera veterane falls, i ka thirr
FMN-ja ju ka thane fshine ose e falimentoni shtetin.
Lehte o me ju çmontu, se si ta shoh qe o keq, e di qe s’ka shanca me ndodh me Albinin.
Vazhdojme me Levizjen 116, me Kryeministrin tone si nr. 1, e me mu qaty me 43 🙂

