Home Lajme Reagon Ambasada e Francës për rastin në Drenas: Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt

Reagon Ambasada e Francës për rastin në Drenas: Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt

0
Reagon Ambasada e Francës për rastin në Drenas: Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin në Drenas, ku një nxënëse dyshohet se është abuzuar nga profesori, e më pas edhe nga hetuesi policor.

Përmes faqes së tyre në Facebook, Amabsada franceze ka thënë se Franca i mbështet viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke inkurajuar drejtësinë që të veprojë sa më shpejt.

“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Francës.

Për këtë ngjarje është mbajtur edhe një protestë sot në Drenas. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit. /Lajmi.net/