Home Kuzhina Receta e gjevrekut

Receta e gjevrekut

0
Receta e gjevrekut

Miellin e bashkojmë me kripën, sheqerin, salepin dhe tharmin e bukës, derisa të përfitojmë një masë homogjene.

Pastaj shtojmë gjalpën dhe e punojmë brumin edhe për pak kohë.

Hedhim vajin, uthullën, të verdhën e vezës, dhe hedhim nga pak miell derisa të përfitojmë një brumë të plotë që nuk ngjitet në dorë.

Brumi lihet të pushojë për të paktën gjysmë ore në frigorifer.

Pastaj, brumit të fermentuar i japim formën e simiteve-gjevrekëve.

Të bardhën e vezës me pak kripë i vëmë në një pjatë. Me këtë përzierje lyejmë gjevrekët e përgatitur, ndërkohë që pas kësaj i kalojmë në fara sezami.

Gjevrekët e përgatitur kështu i pjekim në furrën e parangrohur më parë në 180 gradë për 25-30 minuta.

Ju bëfshin mirë.

Loading...