Remzie Osmani kështu dukej si nuse, e veshur në dimi e dallamë

73

Njëra ndër këngëtaret më të mira të zhanrit popullor, e cila ka adhurues të shumtë është Remzie Osmani.

Shumica e mbajnë në mend se sa simpatike ishte kur ka qenë e re, mbase ato tipare i ka ruajtur edhe tani.

Por, a e keni parë ndonjëherë se si është dukur ajo nuse e veshur me veshje tradicionale? Këtë mund ta shihni në një fotografi të publikuar kohë më parë në Instagram nga djali i saj, Hamza.

Me flokë të rregulluar, e veshur me dimi e dallamë, këngëtarja po duket mjaft bukur.

Në muajin prill familja e këngëtares bëri bujë të madhe në media me rastin e martesës së  djalit, Hamzës me Gëzimen. Ashtu si Remzia edhe reja e saj u bë një nuse tradicionale.