Rita Ora e tregon edhe një herë raportin e keq që ka me Dua Lipën!

94

Shpesh është komentuar në mediat rozë raporti i Rita Orës dhe Dua Lipës, shkruan GazetaBlic.
Thuhet se dyshja nuk flasin fare mes vete, e krejt kjo thuhet se ka ardhur pasi Dua në fillim të karrierës i kishte kërkuar Ritës ta bënin një këngë për ta ndihmuar në karrierë, dhe kjo e fundit nuk e kishte bërë dhe që këtu kishte filluar krisja mes tyre.Por, krejt e kundërta ndodh me këngëtaren tjetër, Bebe Rexhën, pasi si Rita edhe Dua kanë një raport mjaft të mirë me të!
Së fundmi, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar në ceremoninë e çmimeve “Grammy Awards”, ku Dua Lipa ka marrë dy nominime, atë “Artistja e re më e mirë”, dhe “Vallëzimi më i mirë” me këngën ‘Electricity’, ndërsa Bebe Rexha një nominim, atë “Artistja e re më e mirë”.Të dyja këngëtaret kanë shpërthyer në lot me të marrë vesh lajmin e madh.
Është Rita Ora ajo që është ndjerë krenare me Bebe Rexhën, por jo edhe me Dua Lipën. Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi bashkë me Beben, ku ka shkruar “Krenare me ty Bebe Rexha! Paç fat”!