Home Lajme Robina dhe Natalia nga Shqipëria, nisin mësimin në shkollat e Gjilanit

Robina dhe Natalia nga Shqipëria, nisin mësimin në shkollat e Gjilanit

0
Robina dhe Natalia nga Shqipëria, nisin mësimin në shkollat e Gjilanit

 

Qindra familje shqiptare iu kanë përgjigjur thirrjes së kosovarëve për strehim pas tërmetit tragjik të së martës.

Banorët e prekur nga tërmeti janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit tonë, derisa një pjesë e mirë e tyre gjetën strehë edhe tek gjilanasit.

  

  

Madje, edhe shkollat e Gjilanit, hapën dyert për nxënësit shqiptar.

Në njoftim bëhet e ditur se sot ka nisur sistemimi i parë i nxënësve nga Shqipëria në shkollat e Gjilanit.

Robina Tollaj do të vijojë mësimet në kasën e III-të, pranë Shkollës “Musa Zajmi” dhe Natalia Gashi në klasën e VI-të, pranë Shkollës “Nazim Hikmet”.

Dy nxënësit janë pritur mjaftë ngrohtë nga bashkëmoshatarët e tyre kosovarë, ndërsa ato u vizitoi edhe kryetari, Lutfi Haziri.

Kujtojmë që sot edhe Shpend Ahmeti, ka thënë se shkollat në kryeqytet janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Robina dhe Natalia nga Shqipëria, nisin mësimin në shkollat e Gjilanit”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...