Rona Nishliu publikon edhe një videoklip me këtë këngë të vjetër shqipe

45

 

Pas publikimit të
albumit të saj më të ri “Mindili” dy javë më parë, këngëtarja e famshme
kosovare Rona Nishliu, ka sjellë edhe një këngë.

E shoqëruar me
videoklip, kënga është sjellë në versionin e Nishliut, megjithatë të gjithë e
kemi dëgjuar këtë këngë me dhjetëra herë.

  

Bëhet fjalë për këngën
“Me lule t’bukra” e cila shumë vjet më parë, ishte kënduar nga e madhja Vace
Zela.

Këngëtarja ka
sjellë një klip me një koncept tejet kontemporan, duke mos u larguar aspak nga
stili i saj ndërsa shfaqet e veshur në një fustan të kuq e që është kreacion i
dizajneres Flutura Dedinja.

Rona Nishliu po ashtu po pret të bëhet nënë për herë të parë, ngase në promovimin e albumit të saj, rrëfeu se është disa muajshe shtatzënë. /Prive.al