Rrëfehet aktorja e njohur: Abortova sepse s’doja fëmijën e personit që më përdhunoi

237

Aktorja e njohur Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj.

E ftuar në konferencën, ‘Women in the World Summit’ 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues.”