Rrëfen i riu që mori patent –shoferin me para

113

Numri i madh i aksidenteve në komunikacion si dhe numri i atyre që përfundojnë me fatalitet ka shtuar pasigurinë e qytetarëve në komunikacion. Vetëm deri në javen e parë të këtij muaji kanë vdekur 26 persona në aksidente rrugore.

Emisioni UDHËVE ka arritur të i identifikojë disa raste te personave që në formë korruptive sot janë bërë me patent-shofer.

Një i ri në kushte anonimiteti rrëfen se si në formë të kundërligjshme e ka marrë patent-shoferin.

“Që kater vite jam kan në një auto-shkollë tjetër, jam rrëzu prej testit të parë edhe tani kam pritu me msu, kom dëgju që me pare mundesh me e marrë, jom shku e kom kontaktu edhe m’i ka lyp 400 euro, 200 mi ka lyp para se me hy në test, mas testit si e kom kalu i kom jap edhe 200 tjera”, rrëfen ai.

Ai thotë se ka edhe shumë të tjerë që e marrin patent – shoferin në formë të kundërligjshme, ndërsa thot se e gjithë forma korruptive shkon përmes instruktorit dhe ekzaminuesit të auto-shkolles.

“Instruktorit të qasaj auto-shkolles ja kom jap 200 tani si e kom kalu testin ja kom jap edhe 200 … Nuk e di me e cek me numra po ka edhe shumë të tjerë, shumica e të rinjve kom ni që janë t’u e bo qet sen, qat’here kur e kom marrë unë u kanë 400 e tash po thojnë që duhet 500 euro”.

“Kur e kom bo pagesen unë vetëm e kamë nënshkru testin edhe kam prit, tani kom dal jashtë e kur jom kthy e kamë jap 100 përqind”.

Ai beson se shkaku i aksidenteve janë po këta të rinj që lejen po e marin pa u aftësuar mjaftueshëm.

“Na qe jemi tu e marë me pare edhe s’po jemi të aft mjaftueshum me dal në rrugë tani shkaku i aksidentit është kjo”.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk e ka rishikuar idenë e rishikimit të kandidatëve pasi ata të marrin patent- shoferin, se a janë të aftë të vozisin edhe në kushte të vështira, kjo Ministri githashtu nuk i rishikon as patent-shoferët e lëshur.