Rrëfimi i nënës që humbi djalin në aksident

149

Një i ri tjetër në moshën 21 vjeçari nga fshati Bllagaj i komunës së Pejës, kishte humbur jetën në vetëkasident të komunikacionit.

Nëna e tij, e përshkruan si djalë të qetë dhe të kujdesshëm në komunikacion, por thotë se ishte koha e vështirë në rrugë që u bë shkaktare e aksidentit.

“Me 2 mars të vitit 2018 ka pas vetëaksident, u kanë në Prishtinë tu u kthy në Llapushnik, u kanë ajo natë shumë ngritë u kanë ftoft i madh…edhe t’u u kthy ai ka pas aksident, edhe fill ka ndrru jetë”, tregon nëna e Agron Çekut, Time Çeku.

Ajo tregon që ishte lajmi më i trishtë që kishte marrë.

“ Mu është ardhë vajza e madhe me ka qu prej gjumit, më ka thane: Nënë  a po qohesh se Agroni ka bo aksident por nuk me ka tregu, se ajo e ka ditë që ka ndrru jetë, po mu s’me ka tregu fill, atëherë kom dasht me e thirrë djalin, m’ka thënë Nënë mos e thirrë se është në gjendje shumë të rëndë, unë s’e kom ditë që është dekë fill, atëherë burri është ardh prej pune dhe m’ka thënë se me u bo e fortë se Agroni veç s’e kemi mooo… Shumë e rëndë për neve ..”.

Time Çeku vetëm disa orë para aksidentit po festonte ditëlindjen e saj bashkë me Agronin.

“Pej ditëlindjes teme veç i kemi bo do fotografi edhe ka thënë Nënë po shkoj … edhe a beson i ka bo do fotografi shpejt e shpejt, as nuk jam qu me e percjellë, se as mendja s’me ka shku qe nuk e shoh mo, qat ditë e kom pas ditëlindjen, ai shkoi e nuk u kthy mo… po kush e ka festu ditëlindjen, s’festoj mo ditëlindje…”.

Nëna e cila në moshën 21 vjeçare e kishte humbur djalin e saj, thotë se tani dhimbja është vetëm më e  madhe. Ajo thot se tani ka frikë edhe të dalë në qytet me veturë.

Për Policinë e Kosovës statistikat e aksidenteve në vend janë mjaft shqetësuese. Që nga viti 2003 e deri më tani në aksidentet rrugore kanë humbur jetën 2 mijë e 308 personal.