Rreziku që vjen nga pizhamet, syzet e diellit dhe takat e larta

83

Çfarë ndikimi kanë ato?

Syzet e diellit

Syzet e diellit nuk janë vetëm aksesorë trendi, por edhe të nevojshme. Sidoqoftë, ju nuk mund t’i vëni ato në mbrëmje ose brenda ku nuk ka mjaftueshëm dritë. Ato mund të shkaktojnë rrezikun e paraqitjes së katarakeve.

Më shumë se kjo, ju duhet t’i mbani të pastra syzet e diellit dhe nuk duhet t’i përdorni ato, nëse nuk ju mbrojnë 100% nga rrezet ultraviolet, sepse mund t’ua dëmtojnë sytë.

Pizhamat

Si mundet dikush të jetojë pa pizhama të rehatshme, e sidomos në kohë dimri? Por, a e dini efektin që e kanë në shëndetin tuaj? Ato mund të sjellin bakterie të shumta, që mund të shkaktojnë irritimin e lëkurës, ose mund të shkaktojnë edhe infeksione tjera.

Takat e larta

Kur një grua mbath taka të larta, ajo transformohet menjëherë: bëhet më femërore. Por, kjo nuk do të thotë se ju duhet të vishni taka të larta çdo ditë.

Kjo shkakton dhimbje të shpinës, dhimbje të këmbëve dhe ënjtje./21Media