Rusia rihap hetimet për incidentin misterioz në Shtegun Djatllov

157

Nga Marco Margaritoff

Incidenti i Shtegut Djatllov, shkaktoi vdekjen misterioze të 9 eskursionistëve të rinj, që u gjetën të pajetë në një situatë të rrëmujshme, të zhveshur, të dëmtuar rëndë, dhe me pjesë të zhdukura të trupave të tyre. Më 23 janar 1959, 9 eskursionistë të zonave malore të trajnuar mirë nga Instituti Politeknik i Uraleve në Bashkimin Sovjetik, u nisën për një ekskursion aventuresk në malet e Uraleve  Veriore. Ata nuk u panë më kurrë gjallë.

Pas mbetën vetëm imazhet e tyre të fundit, një skenë e rrëmujshme në kampin e tyre, dhe rezultatet  ende të pashpjegueshme të autopsisë. Incidenti i Shtegut Djatllov, është bërë burim i teorive të shumta të konspiracionit, shumica të të cilave bazohet tek sekreti qeveritar ndaj fenomeneve paranormale.

Tani, zyrtarët rusë kanë e rihapur këtë rast të çuditshëm, teksa ”të afërmit, mediat dhe publiku i kërkon prokurorëve të përcaktojnë të vërtetën, dhe nuk i fshehin dyshimet e tyre, se diçka është fshehur prej tyre për shumë vite” – tha për CNN Alekandër Kurenoi, përfaqësuesi zyrtar i Prokurorit së Përgjithshme ruse.

Gjashtëdhjetë vjet më parë, studenti i vitit të pestë, Igor Djatllov, udhëhoqi 7 djem dhe dy vajza në një ekspeditë, për të përshkruar 304 km në 16 ditë nëpër malet Otorten dhe Kholat Sjakhl në Urale. Ata synonin të shkonin në një fshat të quajtur Vizhaj, nga ku do të komunikonin përmes një telegrami përfundimin e udhëtimit të tyre.

Natyrisht, kjo nuk ndodhi kurrë, dhe një ekip nisi më 20 shkurt kërkimet për grupin e eskursionistëve. Ajo që gjetën 6 ditë më pas i tronditi:një tendë e shkatërruar, dhe trupat e pajetë thuajse tërësisht të zhveshur të Juri Doroshenkos dhe Juri Krivonishenkos mbi një 1.5 km larg prej aty.

Tre të tjerët u gjetën disa ditë më vonë, duke përfshirë vetë Igor Djatllov. Katrër të fundit u zbuluan vetëm dy muaj më vonë kur shkriu bora. Disa nga udhëtarët kishin pësuar shembje kaq të madhe në gjoks, sa që vetëm një aksident automobilistik mund të krahasohej me forcën e lëndimit të tyre.

Njërës nga vajzat i mungonte gjuha, sytë, pjesë të buzëve dhe indet e fytyrës. Gjithashtu i mungonte edhe një pjesë e kafkës. Megjithëse lidhur me këtë ngjarje të rëndë u hap një dosje penale në fund të muajit shkurt, hetuesit arritën në përfundimin se shkaku i vdekjes së të rinjve, ishte një “fuqi spontane e natyrës”.

Sovjetikët e mbajtën këtë rast si sekret shtetëror deri në vitet 1970, gjë që rriti ndjeshëm interesin e botës mbi këtë ngjarje ogurzezë. Për më shumë se gjysmë shekulli, hetuesit kanë vazhduar të ngrenë supet e tyrem mbi atë që ka ndodhur pikërisht në Shtegun Djatllov.

Sipas zyrës së prokurorit, deri më tani ekzistojnë mbi 75 teori mbi këtë ngjarje. Ato variojnë nga rrëmbimi alien, deri tek vrasja e të rinjve nga pjesëtarë të komunitetit Mansi – një fis vendas për të cilin malet janë shpirtërore, dhe duhet të mbrohen.

Të tjerë sugjerojnë se ngjarja ishte një mashtrim, i organizuar qëllimisht, për të larguar vëmendjen nga një program i supozuar i fshehtë i testimit të armëve. Megjithatë, hetimi i ri do

të marrë parasysh vetëm 3 teori, që janë ekskluzivisht të kufizuara tek ngjarjet që lidhen me kushtet atmoferike.

“Gjithçka është disi e lidhur me fenomenet natyrore. Mundësia e një krimi është jashtë çdo lloj diskutimi. S’ka asnjë dëshmi të vetme, qoftë edhe indirekte, për ta favorizuar këtë version. Shkaku i vdekjes së tyre ka qenë opse një ortek, rrëshqitja e një pllake dëbore, ose një stuhi”- thotë Kuneroi.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë për rajonin e Sverdlovskut, paraqiti në një konferencë shtypi javë javën e shkuar, një skedar prej 400 faqesh dokumenta dhe materiale origjinale të këtij rasti. Muajin e ardhshëm, prokurorët planifikojnë të vizitojnë vetë Shtegun Djatllov me një staf ekspertësh të kërkim-shpëtimit, duke përfshirë edhe profesionistë të kriminalistikës.

Peter Bartolomei, një mik i Djatllov që ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, raportoi se i riu ishte “një person shumë i zgjuar, me një trup atletik, dhe gjithnjë i përgatitur mirë…”. “Tek ai mund të mbështeteshe gjithmonë”- theksoi ai.

”Nuk mund të them të njëjtën gjë, për pjesën tjetër të djemve, edhe pse unë kam udhëtuar në shumë ekspedita me Igorin. Unë jam i kënaqur që shumë vite më pas, ka rifilluar një hetim i nivelit të lartë, për të kuptuar se çfarë u ndodhi atyre”- përfundoi Bartolomei.

Nëse hetimi i rifilluar nga zyrtarët ruse, mbi ngjarjet misterioze të vitit 1959, do të na afrojnë apo jo me të vërtetën, kjo është ende e paqartë. Sidoqoftë, s’ka asnjë dyshim që nuk është dhënë akoma asgjë që i ngjan një përgjigje të qartë.

AllThatisInteresting – Bota.al