Home Fun Sa i rëndësishëm është uji për jetën e njeriut?

Sa i rëndësishëm është uji për jetën e njeriut?

0
Sa i rëndësishëm është uji për jetën e njeriut?

Koha e përshtatshme për të pirë ujë

Koha e përshtatshme për të pirë ujë

Uji një nga elementet më të rëndësishëm për trupin e njeriut, arrin të lubrifikon kyçet, transporton oksigjenin në trup, rregullon temperaturën, ndihmon në tretje si dhe largon toksinat.

Por duhet bërë gjithnjë kujdes që të konsumohet sasia e duhur e ujit në ditë që patjetër duhet të kalojë 2 litrat.

E rëndësishme është edhe koha se kur duhet të konsumojmë ujë:

1-Kur zgjoheni në mëngjes. Largon toksinat nga trupi.

2-Përpara vaktit. Ju bën të ndiheni më të ngopur dhe parandalon ushqyerjen e tepruar.

3-Kur ndiheni të uritur. Ndonjëherë kur jeni të uritur në fakt është thjeshtë një shenjë dehidratimi. Prandaj pini një gotë ujë për të dalluar nëse jeni vërtet të uritur apo të dehidratuar.

4-Përpara dhe pas ushtrimeve fizike. Ju mbron nga dehidratimi. Gjithashtu mban balancën e fluideve në trupin tuaj.

5-Kur jeni të sëmurë. Ju hidraton si dhe largon toksinat duke ju ndihmuar që të merni veten më shpejtë.

6-Kur ndiheni të lodhur. Lodhja është shenjë e dehidratimit. Nëse pini një gotë ujë kjo do t’ju jap energji./21Media