Sasha Sobhani publikon mesazhet private të Fjolla Morinës – ja çfarë i thoshte këngëtarja!

450

Ish i dashuri iranian i këngëtares Morena Taraku, Sasha Sobhani, u bë i famshëm papritmas në mesin e shqiptarëve për shkak të lidhjes me këngëtaret tona.

Morena Taraku e prezantoi si të dashurin e saj, ndërsa më pas dyshja u ndanë. E tani, në qendër të vëmendjes është prapë çifti, e në mes tyre hyn e dhe këngëtarja Fjolla Morina.

E ftuar mbrëmë në Zonë e Lirë në emisionin me nikoqir Arian Çanin, ajo u pyet se cili ishte raporti i saj me Sobhanin – e më pas Fjolla e quajti mashtrues dhe tha se e kishte takuar vetëm njëherë e ai i kishte kërkuar të bënin fotografi. Por të kundërtën e kishte thënë Sobhani!

“Mos harro, ti je fanse e imja”- shkruan ai.

Madje ai tani ka publikuar edhe një bisedë private në mes tij dhe Fjollës, ku shihen disa mesazhe të këngëtares drejtuar atij, duke i uruar ditëlindjen.

Sobhani madje “e ka kërcënuar” Fjollën duke i thënë se do i publikojë edhe videot që këngëtarja ia ka dërguar. /Prive.al