SBASHK thotë se nuk kanë kërkuar mosdekretimin e Ligjit të Pagave nga presidenti

83

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar lidhur me raportimet në media, se kanë bërë kërkesë në presidencë për mosdekretimin e Ligjit për Paga nga presidenti.

Në reagimin e SBASHK, thuhet se nëse Presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e pagave SBAShK-u nuk do të jetë kundër, përcjell lajmi.net.

“Edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBAShK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të pagave  dhe kthimi i tij në Qeveri ashtu që do të ulen institucionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do  ta bëjnë një Ligje të ri të pagave ku mësimdhënësit do ti rangonte  në vend meritor dhe do të ishte një ligj i pagave i  pranueshëm  nga të gjithë sektorët publikë”, thuhet në reagim.

“Mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e pagave  pasi ata kanë  koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët por ata nëse duan të shkojnë përmes SBAShK-ut duhet  ti drejtohen së pari kryetarit sindikal të shoqatës, Kryetarit të sindikatës së arsimit fillorë të Kosovës e deri në kryesinë e SBASHK-ut për gjetjen e një zgjidhje më të mirë të mundshme edhe për nivelin fillor. Nëse mësimdhënësit e Arsimit fillor bëjnë kërkesë për mos dekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër”, thuhet tutje në njoftimi e SBASHK. /Lajmi.net/