Shi, borë dhe ulje temperaturash…sot në Shqipëri

127

Kthjellime dhe vranësira do të dominojnë në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat qendrore dhe veriore duke gjenerurar reshje shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.