Shoferja e ndal autobusin dhe shpëton jetën vogëlushes që ecte këmbëzbathur në trotuar

267

Temperaturat ishin shumë të ulëta dhe vogëlushja ishte gjysmë e zhveshur

Një shofere e autobusit në Milwaukee të SHBA-së,  ishte duke vozitur kur pa një fëmijë duke vrapuar vetëm zbathur në trotuar, temperaturat ishin shumë të ulëta dhe e vogla ishte gjysmë i zhveshur, përcjell rtv21.tv.

Shoferja Irena Ivic ndali autobusin dhe vrapoi për ta marrë vogëlushen në autobus, në ato momente një pasagjere zhveshi palltën e saj dhe e mbuloi fëmijën me të derisa prisnin që të vitin autoritetet.

Kur arritën policia dhe zjarrfikësit, vogëlushja ishte duke fjetur në prehrin e Irenës.

Policia bëjnë të ditur se nëna e vajzës së vogël e kishte lënë jashtë, andaj fëmija u bashkua prapë me babanë e saj./21Media