Shprehitë e thjeshta që do t’ua ndryshojnë jetën

49

Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë shumë

Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë shumë

Nganjëherë, për të bërë ndryshime pozitive në jetë, secili duhet ta shikojë mënyrën e vetë të jetesës. Gjatë ditës, ju bëni disa gjëra automatikisht. Pse nuk i shndërroni ato në shprehi? Nuk është e vështirë e as e mërzitshme.

1.Filloni çdo ditë me një gotë ujë me limon

Bëjeni rregull të pini një gotë ujë të vakët me lëng limoni dhe me piper të kuq çdo ditë. Kjo do t’ua përshpejtojë metabolizmin. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, që rrit imunitetin mikrobicid, përderisa piperi i kuq përshpejton metabolizmin. Për më tepër, lëkura juaj do të përmirësohet falë kësaj metode. Është e lehtë dhe sjellë shumë të mira.

2.Merrni ushqime të lehta me vete

Ushqimi nganjëherë di të jetë armik i një jete të shëndetshme. Mosngrënia e çokolatave apo ëmbëlsirave nuk duket edhe aq e vështirë. Sidoqoftë, statistikat tregojnë një pasqyrë tjetër. Në vend se ta zbehni dëshirën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme mes vakteve kryesore, bëjeni shprehi të merrni me vete ushqime të lehta, si fruta apo jogurte. Kjo shprehi do t’ju sjellë rezultate pozitive brenda një muaji, transmeton rtv21.tv

3.Përdorni perin për t’i pastruar dhëmbët

Gjendja e dhëmbëve tuaj e ndikon direkt shëndetin e trupit tuaj. Shkencëtarët madje dëshmuan lidhjen e dhëmbëve me sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni perin dental, kur kujdeseni për shëndetin oral. Shërben për të pastruar hapësirën mes dhëmbëve tuaj nga ushqimet që kanë ngelur aty.

4.Hani një mollë pas çdo vakti

Këshillohet t’i pastroni dhëmbët tuaj pas çdo vakti, por jo çdoherë mund ta bëni këtë. Prandaj, ju ofrojmë një zgjidhje të thjeshtë: pas çdo vakti, hani nga një mollë.

Molla ju ndihmon ta pastroni gojën nga ushqimet që kanë mbetur në dhëmbët tuaj, rrit qarkullimin e gjakut në mish të dhëmbëve dhe normalizon aciditetin në gojën tuaj. Zgjidhni pemë dhe perime të freskëta dhe asnjëherë nuk do të vuani nga çrregullimi i mishit të dhëmbëve.

5.Hani arra

Hani më pak se 50 gr arra çdo ditë. Falë acideve yndyrore dhe omega 3, arrat forcojnë sistemin kardiovaskular, flokët dhe thonjtë. Arrat përmbajnë antioksidantë, selen, vitaminë E, sterol bimor (substanca që ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm), kalcium, kalium, magnezium, zink dhe hekur. Thënë shkurt, përmabjnë shumë vitamina dhe lëndë ushqyese.

6.Lexoni çdo ditë

Leximi duhet të bëhet shprehi e përditshme, sepse përmirëson memorien, të menduarit logjik dhe imagjinatën. Është vërtetuar se të lexuarit mund ta ndalojë çrregullimin e Alzheimerit (termë që pëdoret për të përshkruar humbjen e përgjithshme të kujtesës, aftësitë e të menduarit dhe funksionet e tjera të përditshme (siç janë gatimi, pagimi i faturave, pastrimi dhe madje edhe veshja).

Nëse doni ta bëni shprehi të lexoni shpejtë, vendosni libra në çdo qoshe të shtëpisë. Po ashtu, mos harroni ta vendosni një libër edhe në çantë, kështu që ju mund të lexoni derisa udhëtoni, ose kur e prisni ndonjë shok tuajin për kafe. Nëse e keni zotëruar këtë shprehi, lexoni për 15-20 minuta dhe pastaj rrisni këtë kohëzgjatje./21Media