Shtatë gabime që bëjmë kur lajmë fytyrën dhe na shkatërrojnë lëkurën pa e kuptuar

82

Larja e fytyrës në mënyrën e duhur është mjaft e rëndësishme. Të lash fytyrën nuk do të thotë ta lash sa here të jesh para lavamanit, por të tregosh kujdes ndaj papastërtive apo make up-it që vendos. Duke marrë parasysh që lëkura e fytyrës është mjaft delikate, mbani parasysh këto rregulla:

Shmangia e një para-pastrimi

Ju mbani gjithë ditën make up në fytyrë dhe shkoni drejt çezmës për ta larë, pa i hequr paraprakisht papastëritë e saj. Një balm me bazë vajore do të ishte ideale para se ta lani fytyrën me ujë.

Përdorimi i produkteve të gabuara

Larja e fytyrës dy herë në ditë me një larës antibakterial do të largonte edhe yndyrat apo bakteret e dobishme për lëkurën duke e ashpërsuar atë.

Larja agresive e lëkurës

Për shumicën nga ne, larja e fytyrës dy herë në ditë është protokolli i duhur, por nëse nuk përdorni make up, krem mbrojtës nga dielli ose nuk djersitni shumë gjatë ditës, mjafton vetëm ta shpëlani me ujë të vakët.

Temperatura e gabuar e larjes

Uji i nxehtë në lëkurë do t’i hiqte yndyrën natyrale asaj dhe do të çonte në një prodhim të tepruar të sebumit, prandaj zgjidhni gjithmonë ujin e vakët.

Eksfolimi i tepërt

Eksfolimi i tepërt çon lëkurën në dehidratim dhe inflamacion. Zgjidhni një skrub të bërë vetë me sheqer dhe produkte natyrale në mënyrë që kimikatet të mos hyjnë drejtpërdrejt në lëkurë.

E thani lëkurën duke e fshirë

Asnjëherë mos e fërkoni fytyrën me peshqir pasi e lani. Thjesht tampononi peshqirin butësisht. Dhe mos merrni peshqirin e parë që ju del përpara. Mund të jetë plot baktere të cilat ju i shpërndani në lëkurë.

Prisni shumë për kremin hidratues

Kremi ushqyes duhet aplikuar menjëherë pas larjes. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet speciale të trajtimit.