Si arrita të fal djalin tim, pasi vrau pa mëshirë vogëlushen time 4-vjeçare; historia që do t’ju rrëqethë mishin

829

Ishte 4 shkurt i vitit 2007, dita kur policët hynë në zyrën ku unë punoja dhe më mbajtën për krahu për të më dhënë lajmin që do më përmbyste botën.

Një nga oficerët e policisë tentoi të më ulte në një karrige, por unë po hezitoja dhe insistoja të më thonin çfarë kishte ndodhur ! Nuk vonoi shumë dhe ai belbëzoi “Vajza jote 4-vjeçare Ella ka ndërruar jetë”

Mbaj mend të kem bërtitur aq sa mendova se zemra mu shkul nga kraharori dhe kërkova të më çonin të shihja vogëlushen time. “Nuk mundemi sepse nuk mund ta shohësh në atë gjendje”-thanë policët ! Ellën time e kishin vrarë brutalisht.

Pyeta për djalin tim 13-vjeçar, Paris dhe  ato fjalë që dolën nga goja e një polici që as fytyrën nuk e mbaj mend më vranë, sikur djali im kishte vrarë vogëlushen time. Parisi, ishte personi që i kishte marrë jetën bukuroshes sime katër vjeçare. Atë ditë humba të dy fëmijët e mi.

Parisi u dënua me 40 vite burg, e do ringjallet në të 50-at e tij, nëse një gjë e tillë do të ndodhë, kurse e vogla ime e la këtë botë përgjithmonë.

Kur kam mbajtur Parisin në dorë për herë të parë, në tetor të vitit 1993, mendova se kurrë më parë nuk e kisha ditur çfarë ishte dashuria. Ai më mësoi të ndjeja këtë emocion si kurrë më parë. Ndonëse babai i djalit tim nuk ishte shumë prezent në jetë tonë, unë isha vetëm një student, por në asnjë moment nuk mund ta imagjinoja kurrësesi që unë të mos e lindja atë fëmija që prisja me të dashurin tim asokohe.

Punoja për të mbajtur veten e djalin, studioja dhe falë nënës sime kisha ndihmën pa të cilën nuk do ia dilja dot. Shumë vite më pas njoha, babain e Ellës, u dashurova dhe solla në jetë vogëlushen time pas të cilës u marrosa që me shikimin e parë. Parisi e donte gjithashtu motrës, e si mund të ndodhte ndryshe? Ajo ishte aq  e ëmbël !

Prej gjashtë muajsh kalova një periudhë të vështirë, pasi fillova të merrja drogë dhe kurrë nuk ma merrte mendje se Parisi do të sillej sikur të ishte prind i Ellës.  Ishte vetëm 11-vjeç, por shumë i zgjuar dhe i dashur. Nuk kishte shfaqur kurrë shenja të dhunës apo dashakeqësisë ndaj motrës.

Deri një ditë, pas në vitin 2005.

Ella po luante me motrën time, me një shkop, derisa Parisi ua mori me forcë. Kur ato kërkuan t’jua kthente shkopin, Parisi e theu. Kur e qortova e i thash të shkonte brenda në shtëpi, mbaj mend që kujdestarja e shtëpisë doli me vrap, duke bërtitur se Parisi po mbante një thikë në dorë. Po qante me dënesë dhe shtrëngonte thikën e bukës. Ra në tokë dhe pas atij momenti e shtruam në spital për një javë. Kisha frikë se ai do të lëndonte veten një ditë, por kurrë se do të ishte i aftë të vriste dikë tjetër.

Pas dy vitesh, më katër shkurt, Parisi ishte vetëm në shtëpi me dadon dhe Ellën. Atë ditë mbaj mend të kisha diskutuar me të, pasi isha përpjekur t’i tregoja se kishte tejkaluar buxhetin e s’mund të blinte më çfarëdo rrobe që shihte. Vajzën e putha dhe u largova për punë.

Atë natë dado ishte largua nga shtëpia pa miratimin tim. Në mungesën e saj, Parisi ishte munduar të mbyste Ellën dhe në fund e kishte qëlluar 17 herë me thikë.

Ishte vetë djali im adoleshent që do të merrte policinë për t’u thënë që kishte vrarë motrën.

Kur pash vajzën time të mbuluar nga gjaku, doja të më pushonte zemra që të bashkohesha me të. Ndihesha në faj, se pse nuk isha aty për ta mbrojtur. 2 javë më vonë, u përballa me djalin dhe i vetmi qëllim që më kishte mbetur në jetë ishte të zbuloja se përse ai e kishte bërë diçka të tillë.

“Ti thojë gjithmonë që do t’i merrje jetën çdokujt që do t’i bënte keq Ellës apo mua! Nuk e mendove ndonjëherë se do të ndodhte kështu”

Këto ishin fjalët e djalit tim që ishte ulur me kurriz në një karrige.

Mu drithërua mishi ! Djali im ishte një i sëmurë mendor, e kuptova vetë dhe në këtë përfundim kishin arritur, mjekët. Megjithatë gjyqtarët nuk donin që ai t’ia hidhte paq me një diagnozë dhe u siguruan t’i jepnin dënimin maksimal 40 vite, dënim që do e vuante pas të 18-ave! Deri në atë kohë djali do të qëndronte në spital psikiatrik.

Arrita ta falja djalin tim, vetëm kur e kuptova, se çfarë ishte ai një “grabitqar”!  Po jap një shembull: Nëse do të notoja e qetë mbi një dërrasë sërfi dhe një peshkaqen shfaqet papritur dhe më këput këmbën, unë nuk do e kaloja gjithë jetën duke urryer atë kafshë, sepse qëllimi i ekzistencës së tij është pikërisht ky: të mbijetojë e të vrasë.

I jam kthyer shpesh asaj nate, kan rindërtuar 10 mijë skenare, se si mund të kishte shkuar ndryshe ajo natë, por asgjë s’më kthen në mbrëmjen e 4 shkurtit ! Djali im vrau vajzën time, por zemra ime nuk mund ta urrente gjithë jetën.  Çfarë do të përfitoja nga kjo?