Home ShowBizzz Si i mashtruan Loredana Zefi dhe vëllai i saj Berati çiftin zviceran?

Si i mashtruan Loredana Zefi dhe vëllai i saj Berati çiftin zviceran?

0
Si i mashtruan Loredana Zefi dhe vëllai i saj Berati çiftin zviceran?

 

Reperja
e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur në orët e hershme të mëngjesit nga portali prestigjioz ’20 minuten’ i cili ka zbuluar mes tjerash edhe historinë për të cilën akuzohet artistja.

  

Fjala është për një dëm të shkaktuar ndaj
një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave.

Loredana është e dyshuar për dëm financiar
rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të
artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë
Loredana.

Reperja
ishte paraqitur me një emër të rrejshëm tek çifti, duke u thënë se do t’ua
kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton 20 Minuten, njëra
nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin
Anna Landmann si avokate 29 vjeçare dhe kinse ishte e bija e një avokati të
njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Kështu
Petra Z. fillimisht ia kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf,
e pë pas, dalë ngadalë feri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

“Kisha
frikë nga ajo. Nuk e di se cfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, ka thënë
Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale
dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim
paratë kurrë”.

Petra
thotë se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, të
tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte
veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të
kishte vozitur një BMV dhe Porche mirëpo policia e kishin gjetur njërën nga
veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Cyrihut dhe më pas vetura i është
dorëzuar kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana e refuzonte të ketë vozitur këto vetura, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Çifti
madje deklaron se i kishin dërguar para Loredanës edhe në Prishtinë, nën kërcënim
dhe lajthitje.

Bëhet
e ditur po ashtu, se çifti dhe portali 20 Minuten, i kanë shkruar avokatit Valentin
Landmann, dhe ai kishte thënë se Anna Lundmann ishte ish gruaja e tij, që dikur
punonte për të.

Por pas këtij emri, fshihej Loredana Zefi, raporton 20 Minuten, transmeton Prive. /Prive.al

25. Januar 2018: Loredana erhält 16 000 Euro (=19'097 Franken).