Home Lajme Si po i mbyt njerëzit në heshtje ajri i ndotur në Prishtinë?

Si po i mbyt njerëzit në heshtje ajri i ndotur në Prishtinë?

0
Si po i mbyt njerëzit në heshtje ajri i ndotur në Prishtinë?

 

Ndotja e ajrit në Kosovë po arrin në shkallë alarmante. Këto ditë ftohta janari, po bëhen mbytëss sidomos për kryeqytetasit, që po thithin ajrin më të ndotur në botë, shkruan “Kosovarja”.

Sot, qyetarët e Prishtinës dhe ata që kanë rastisur të jenë në Prishtinë, i kanë mbushur mushkëritë me ajër gati helmues, që po ndikon shumë keq në shëndet.

  

  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor në Kosovë, bënë me dije se ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës.

“Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej. Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale. Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thuhet ndër tjerash në deklaraten e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ndërkohë, ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese, transmeton “Kosovarja”.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Si po i mbyt njerëzit në heshtje ajri i ndotur në Prishtinë?”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...