Home Fun Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën, 5 këshilla të vlefshme

Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën, 5 këshilla të vlefshme

0
Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën, 5 këshilla të vlefshme

Para se të nisesh me pushime, qëllimi kryesor është i njëjtë për pothuaj të gjitha vajzat: sa më shumë ngjyrë

Para se të nisesh me pushime, qëllimi kryesor është i njëjtë për pothuaj të gjitha vajzat: sa më shumë ngjyrë

Por për ta hequr maninë që çdo rreze dielli duhet të kalojë më parë në trupin tënd dhe për të mos pasur dëme të tjera të mëvonshme, këtu janë disa këshilla për t’i pasur parasysh. Për të pasur një lëkurë të nxirë në mënyrë të shëndetshme, ndiq këto rregulla të cilat do të të japin një rezultat të kënaqshëm.

Pi sa më shumë lëngje për të qenë gjithmonë e hidratuar

Dihet që vera është shumë favorizuese për humbjen e lëngjeve, ndaj trupi duhet të ketë një hidratim plus. Për të rikuperuar lëngjet e humbura, duhet të pish të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe ta ushqesh lëkurën me produkte kozmetike hidratuese.

Përdor kremin të paktën 30 minuta para së të dalësh në diell

Trego kujdes sidomos me produktet që favorizojnë ngjyrën uniforme dhe po ashtu rritin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme që mund të shfaqin nën efektin e rrezeve të diellit. Ideale është shtëpia. Para se të dalësh dhe jo kur shkon në plazh. Të paktën 30 minuta para. Në këtë mënyrë i jep kohë lëkurës ta përthithë kremin gradualisht, duke rritur edhe mbrojtjen ndaj diellit.

Merri rrezet më shumë gjatë lëvizjes

Ideja se rrezet merren më mirë kur trupi është i shtrirë është mjaft e gabuar. Poshtë çadrës ose shtrirë në rërë mund të marrësh ngjyrë, por ajo nuk do të zgjasë, aq më tepër që rrezikon edhe të digjesh apo të marrësh ngjyrë jo uniforme. Nëse luan anës detit, merresh me sport apo bën edhe lëvizje të tjera gjatë plazhit, nxirja do të jetë më e plotë.

Përdor çdo ditë kremin pas diellit

Ky është një detaj i domosdoshëm që nuk duhet harruar, për arsye se ai të siguron një ngjyrë të bukur, por ndërkohë është edhe lehtësues dhe zbutës pas tharjes së lëkurës dhe tkurrjes së muskujve. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur, lëkura dhe muskujt janë gjithsej të sforcuar, kështu që produktet kozmetike të darkës ndihmojnë tonifikimin e lëkurës. Vendos një masë të mirë kremi në trup dhe do ta shohësh që lëkura do ta përthitë menjëherë.

Pastro lëkurën me scrub

Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra -tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave. Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdor kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet sa më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme. Në këtë mënyrë nxirja nuk ikën, përkundrazi lëkura duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme./revistaclass

Loading...