Si të evitoni lëkurën e thatë gjatë dimrit

80

Ndryshimi i stinëve ka ndikim tek lëkura jonë. Ndryshimi i temperaturave e bën lëkurën më të thatë e më irrituese.

Por si të kujdesemi dhe t’a evitojmë thatësinë e lëkurës, ne do ju sjellim disa këshilla:

Ndaloni pirjen e duhanit

Duhanpirja e bën lëkurën më të thatë njëkohësisht përshpejton procesin e plakjes, duke e shndërruar lëkurën të pirur ndaj oksiduesve.

Konsumoni shume ujë

Dehidrimi e bën lëkurën e thatë, kshtuqë sigurohuni të pini të paktën gjashtë deri në tetë gota me ujë në ditë.

Evitoni sapunët dhe dushet e gjata

Përdorimi i tepërt i sapunëve dhe shamponeve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe largon lipidet (shtresë mbrojtëse e jashtme e lëkurës). Përdorni pastrues me vaj në vend të sapunit.

Kujdes ambientin

Një ambient i brendshëm shumë i nxehtë dëmton lëkurën. Visheni një xhakete dhe uleni temperature pak.