Si të kontrollojmë urinë dhe obezitetin

139

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një trajtim kundër obezitetit pas gjetjes së qelizave që kontrollojnë urinë. Hulumtuesit nga Universiteti Princeton zbuluan se disa qeliza të trurit, të njohura si DRN, aktivizohen në minj të uritur

Këto qeliza reagojnë ndryshe kur minjve u jepet një sasi e tepërt e ushqimit, duke sugjeruar se qelizat e trurit luajnë një rol në sjelljen e ushqyerjes

Autori i studimit Alexander Nectoë tha: “Ka dy mundësi kur shihni diçka të tillë

‘Njëra është se qelizat janë duke u aktivizuar nga uria, mundësia tjetër është se ato janë në fakt pjesë e mekanizmit të ndjenjës dhe reagimit ndaj urisë – dhe në këtë rast dyshojmë në këtë të fundit,’ raportoi The Independent

Nëse është e vërtetë, aktivizimi i qelizave të tilla mund të jetë një zgjidhje efektive e humbjes së peshës sipas studiuesve

Ata shtojnë se pacientët me diabet ose probleme të tjera të lidhura me obezitetin mund të përfitojnë veçanërisht, Gjetjet janë botuar në revistën Cell