Si të shpëtoni dhëmbët nga shenjat e buzëkuqit

126

  

Femrat gjithmonë një problem që shfaqet në make up e tyre është përdorimi i buzëkuqit.

 

Ndodh që kur përdoret një ngjyrë e ndezur në momentin që hap gojën nuk ke të lyera vetëm buzët por edhe dhëmbët. Kur buzëkuqi të mbetet në dhëmbë është gjëja më e bezdisshme që mund të të ndodhë.

 

Më poshtë do të lexoni disa mënyra se sit ë parandaloni një fenomen të tillë;

 

Provo metodën e “gishtit në gojë”

OK, duket e çuditshme, por është një metodë e vjetër mashtrimi. Pasi të aplikosh të kuqin e buzëve, hape gojën në formë O-je. Fute gishtin tregues horizontalisht në gojë, përgjysmë, dhe pastaj rrëshqite. Çdo shenjë buzëkuqi që do të mbetej brenda gojës, tani është në gisht. A nuk është shumë e thjeshtë?

 

Përdor në fillim bazë buzëkuqi

Para se të përdorësh buzëkuqin, apliko në fillim një bazë. Kjo mënyrë jo vetëm do të të ndihmojë që ngjyra të qëndrojë më gjatë, por gjithashtu nuk do të transferojë aq lehtë ngjyrën tek dhëmbët.

 

Aplikoje buzëkuqin me një furçë

Nëse e aplikon buzëkuqin me një furçë, përhapja në buzë është më e saktë. Kjo është mënyrë që të kushton më shumë kohë, por është më e vlefshme nëse do që mos të të mbetet i kuqi në dhëmbë.