Simiq: Taksa e ka vështirësuar jetën e serbëve në veri

69

Kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pas dy muajve që është vendosur taksa prej 100 për qind, situata është përkeqësuar.

Ai shtoi se Prishtina është e gatshme të bëjë gjithçka që të detyrojë Serbinë të tërhiqet nga Kosova, njofton Klan Kosova.

“Autoritet e Prishtinës kanë zgjedhur që t’ia bëjnë jetën e vështirë serbëve që po jetojnë në Mitrovicën Veriore. Kështu bllokimi i produkteve serbe në këtë pjesë tregon që atyre nuk iu intereson për të bërë diçka. Serbët që kanë jetuar nën presion këtë taksë e kuptojnë që duhet të tërhiqen së jetuari në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Simiq në Radio Beogradi.

Ai paralajmëroi se situata është duke u bërë edhe më e vështirë.