“S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, protestuesi i veçantë në Tiranë

85

Një nga protestuesit në Tiranë ka zgjedhur një formë të veçantë për të shprehur pakënaqësitë e tij.

Mediat shqiptare e kanë identifikuar protestuesin si Dilaver Nela nga Laçi.

Ai përshkruan situatën politike duke vendosur tre tepsi në trup ku në secilën prej tyre shkruan PS, PD, LSI, dhe sipër tyre “Shoqërinë civile”, ndërsa poshtë mban parullën “S’ka Shqipëri, ka tepsi”.

Në Tiranë sot po mbahet protestë e thirrur nga opozita, por ky protestues duket se është i pakënaqur edhe me dy partitë opozitare PD e LSI.