Skandaloze: Shqipëria përfaqësohet në Gjermani me flamurin me yll të kohës së komunizmit

99

Skandali i radhës është raportuar sot në panairin  e Frankfurtit në Gjermani, ku flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjë.

Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare.