Home Fun Storia e babait që i bëri dhuratë një vogëlusheje, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë

Storia e babait që i bëri dhuratë një vogëlusheje, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë

0
Storia e babait që i bëri dhuratë një vogëlusheje, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë

La edhe një shkrim për të

La edhe një shkrim për të

Një grua zbuloi se një burrë i panjohur pagoi ëmbëlsirën e datëlindjes së mbesës së saj, në kujtim të vajzës së tij që kishte vdekur.

Lea Ni Bhriain, nga County Armagh në Irlandën Veriore, publikoi në Facebook një postim për të treguar atë që i ndodhi, me shpresën se do ta gjente emrin e burrit që e bëri këtë gjest dhe për ta falënderuar atë.

Postimi i saj mori mbi 20 mijë komente dhe më shumë se 8 mijë e 400 shpërndarje, transmeton rtv21.tv

Burri, të cilit i kishte vdekur vajza e sapolindur (pas tetë ditësh) pagoi ëmbëlsirën për të. Përveç kësaj, ai i kishte lënë edhe një kartolinë, duke i dëshiruar mbesës së saj gjitha të mirat dhe i kishte treguar arsyen se pse ia kishte blerë këtë ëmbëlsirë asaj.

Lea kishte postuar një shkrim prekës për dhuratën që i kishte bërë burri i panjohur mbesës së saj.

“Këtë mëngjes unë dhe motra ime shkuam në pastiçerinë Windsor në Banbridge për ta porositur një ëmbëlsirë për mbesën time dhe dua të shtoj se vajzat bënë një punë të mrekullueshme. Kur shkova të paguajë, u informova nga stafi se një njeri i mrekullueshëm erdhi këtë mëngjes dhe kërkoi ta paguante ëmbëlsirën sepse sot ishte ditëlindja e vajzës së tij, që kishte vdekur vetëm 8 ditë pasi u lind”, dhe shtoi se ai kishte lënë edhe disa kartolina dhe i gjithë stafi i pastiçerisë ishte emocionuar nga to.

Të gjithë miqtë e saj në Facebook u prekën nga kjo storie emocionuese./21Media

Loading...