Home Lifestyle Studiuesit kanë zbuluar një variant gjenetik që mund të mbrojë kundër Alzheimerit

Studiuesit kanë zbuluar një variant gjenetik që mund të mbrojë kundër Alzheimerit

0
Studiuesit kanë zbuluar një variant gjenetik që mund të mbrojë kundër Alzheimerit

Një variant gjenetik që mund të mbroj kundër Alzheimerit është zbuluar nga disa studiues.

 

Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit në St Louis analizuan mostrat e lëngut kurrizor me më shumë se 800 pjesëmarrës. Disa prej tyre kishin çrregullim në kujtesë.

Ata zbuluan variacione të  ndryshme në gjene të lidhur shumë me një proteinë të Alzheimerit, të quajtur TREM2. Disa variante ishin të lidhur me nivele më të larta të kësaj proteine, që shkencëtarë thanë se e zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundje të kujtesës, raporton “Daily Mail”.

Ndërsa, të tjerët ishin më pak të lidhur më këtë proteinë, që nënkupton që ishin më të rrezikuar nga kjo sëmundje, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët me vite të tëra janë munduar të g një trajtim për të parandaluar këtë sëmundje, mirëpo shumica e përpjekjeve të tyre ka dështuar. Kjo sëmundje shkatërron ngadalë kujtesën dhe aftësinë për të kryer detyra të thjeshta. Më shumë se 5 milionë amerikanë kanë këtë sëmundje, që nuk dihet se çka e shkakton.

Mirëpo, këto mund të jenë disa nga simptomat

Vështërsi për të kujtuar informacionet e sapo mësuar

Pa koncentrim

Ndryshim në sjellje dhe humor

Dyshim për familjen dhe miqtë

Vështirësi në të folur dhe të ecur.

Shkëncëtarët lidhin shkaktarin e sëmundjes me mungesën e kësaj proteine TREM2 e cila rrit rrezikun e sëmundjes së lartë përmendur. Ndërsa, rritja e kësaj proteine pretendohet që ulë rrezikun për të marr këtë sëmundje. /Lajmi.net/