Tatuazhi me këna, vogëlushi e pëson keq

308

  

Një vogëlush ka ngjitur në krah dhe në gjoksin e tij një tatuazh me këna, por pasojat ishin të tmerrshme.

Leanne Richardson, 31 vjeç e lejoi të birin e saj Owen, 8 vjeç, të ngjiste në trupin e tij disa tatuazhe me këna, teksa ata ishin duke u kthyer nga pushimet e tyre në Spanjë.

Djali mbante në dorë dy tatuazhe dhe pasi pyeti nënën e tij dhe mori aprovimin e saj, ai i ngjiti njërin në krahun e djathtë dhe tjetrin në gjoks.

Një javë më vonë pigmenti i zi, filloi të zbehej dhe vogëlushi pësoi djegie si pasojë e një reaksioni alergjik.

Prindërit e alarmuar e dërguan Owen menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ka qenë pigmenti i kënasë, kjo e fundit përdoret edhe për lyerjen e flokëve, ai që i ka shkaktuar alergji.

Nëna e tij, Leanne, nga Consett, County Durham është shprehur se nuk ishte në dijeni të rreziqeve që mund të sillnin këto lloj tatuazhe.

 “Ne nuk dinim asgjë për rreziqet e tatuazheve të tilla, por kur pashë se çfarë po i ndodhte djalit tim, u tmerrova. Nuk do kisha lejuar kurrë që ai të ngjiste në krahun e tij të tilla gjëra”

  
  
  
  
  
  
  
  Leanne u kërkon prindërve të mos lejojnë fëmijët e tyre që të bëjnë tatuazhe me këna që të mos kalojnë të tjerët situatë si Owen./tvklan.al  
    
  *Kënaja është një pluhur me origjinë bimore e përdorur së shumti në Indi dhe vendet e lindjes. Orienti e përdor kënanë për lyerjen e flokëve. Ajo përdoret në shumë rituale fetare, dasma dhe festa të ndryshme  për të pikturuar me të tatuazhe në duar e këmbë.