Tayna kthehet pas në kohë, publikon video se si është dukur në mbrëmjen e maturës

317

Tayna i ka treguar fansave se si është dukur ajo në mbrëmjen e saj të maturës.

Reperja më e suksesshme shqiptare e momentit ka përfunduar shkollën e mesme në vitin jo shumë të largët, 2016.

E me anë të disa fotove dhe një videoje, ajo tregon se ishte një yll edhe para famës, shkruan Gazeta Express.

Doruntina, e njohur tani me emrin Tayna, kishte veshur një fustan të zi, i cili i zbulonte shumë këmbët.

Tayna dukej se po kënaqesh shumë me këtë dukje, derisa pozonte dhe bënte video nëpër oborrin e shtëpisë së saj./Gazeta Express